Fotomontazhet me maskën e rrallë 3000-vjeçare

19:00 23/03/2021

Një maskë ceremoniale që mendohet se mund të jetë prodhuar 3000 vite më parë është zbulimi më i fundit që është bërë në Kinë në provincën Sichuan. Kjo maskë për ekspertët shihet si zbulim shumë i madh, pasi është  1 nga 500 reliktet e epokës  së bronzit që janë gjetur në parkun arkeologjik të Sanxingdui.

Ekspertët thonë se zbulimi mund të sigurojë njohuri të reja mbi shtetin antik Shu, i cili sundoi zonën 316 vite para lindjes së Krishtit. Por ky zbulim i rrallë është kthyer në sensacion për mediat sociale, ku shumë përdorues e kanë shndërruar atë në meme, duke bërë fotomontazhe.

Sapo grupi që zbuloi këtë maskë e publikoi në media, përdoruesit e platformës Weibo filluan të bënin fotografi duke mbivendosur maskën me personazhe të ndryshëm.

Fotomontazhet janë të shumta dhe kjo maskë tashmë po bëhet virale në mediat sociale. Zyrtarët në muzeun për Sanxingdui u bashkuan me argëtimin dhe kanë komentuar pozitivisht fotomontazhet e krijuara me reliktin e rrallë./tvklan.al









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *