Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në vendin e quajtur “Kthesa e Babjes” në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan. Raportohet se një trajler ka dalë nga rruga duke bllokuar përkohësisht qarkullimin.




Burime jo zyrtare bënë me dije se aktualisht rruga është e qarkullueshme vetëm me një kalim.
Sakaq, për fat të mirë nuk raportohet për njerëz të lënduar.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al