FOTOT/ Drejtori i fushatës së PD denoncon Ervin Bushatin: Po shpërndan ndihma ekonomike në zyrat e PS-së

Ndihmat ekonomike-PS-denoncimi-Alfred Rrushaj (11)Drejtori i fushatës elektorale të Partisë Demokratike ka denoncuar me foto, kryetarin e PS-së Tiranës, njëherësh deputetin, Ervin Bushati që sipas tij po shpërndanë ndihma ekonomike në zyrat elektorale të selisë rozë.

Alfred Rrushaj thekson se, PS në dëshpërim po shpërndanë lëmoshë për socialistët në nevojë, të cilët sipas tij ndihmën ekonomike duhet ta marrin në njësinë administrative dhe jo në selinë e PS.

“Ervin Bushati, nga dëshpërimi, shpërndan lëmoshë për socialistët në nevojë të cilët ndihmën ekonomike duhet ta marrin nga njësitë administrative dhe jo zyrat e PS-së.

Është mjerane të shohësh se si shqiptarët e varfër sa s’ka mblidhen rreth zyrës së PS-së në njësinë 8 për një trastë me miell, oriz, makarona e vaj. Kaq vlen një votë e lypur nga rilindasit?!

Pamjet tregojnë qartazi paaftësinë dhe korrupsionin e funksionarëve socialistë që në vënd të shpalosin programin për njerëzit në nevojë e tërë shqiptarët, shpërndajnë ushqime që s’dalin as për një ditë.

Kjo është fytyra e humbjes, fytyra e Rilindjes.

Shqipëria 🇦🇱 fiton ✌️me Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën kryeministër”, thekson Rrushaj.

Ndihmat ekonomike-PS-denoncimi-Alfred Rrushaj (7) Ndihmat ekonomike-PS-denoncimi-Alfred Rrushaj (6) Ndihmat ekonomike-PS-denoncimi-Alfred Rrushaj (5) Ndihmat ekonomike-PS-denoncimi-Alfred Rrushaj (4) Ndihmat ekonomike-PS-denoncimi-Alfred Rrushaj (3) Ndihmat ekonomike-PS-denoncimi-Alfred Rrushaj (2) Ndihmat ekonomike-PS-denoncimi-Alfred Rrushaj (1) 72285ecd-799d-497c-8674-5752d95a7ec9

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *