FOTOT/ Pa dyer dhe pa dritare, makina me goma të shpuara dhe xhama të thyer! Çfarë ka mbetur në selinë e PD një ditë pas protestës së Berishës








selia e pd nje dite me pasNjë ditë pas protestës së Sali Berishës në selinë e Partisë Demokratike, sot ambientet aty tregojnë pamje të trishta.

Kati i parë i selisë nuk ka as dyer dhe as dritare, ndërsa në oborr makinat që ishin parkuar janë me xhama të thyer dhe goma të shpuara.

Ndërsa në katin e dytë të selisë vazhdojnë punimet.

Të gjitha këto dëme janë shkaktuar nga protestuesit, të cilët u thirrën në një protestë nga Sali Berisha.

Protesta e nisur mesditën e së shtunës zgjati për disa orë dhe pati akte dhune. Edhe pse Sali Berisha insiston se protesta ishte paqësore shumë persona shqyen dyert e selisë dhe thyen xhamat e zyrave.

Protestuesit u shpërndanë pas ndërhyrjes së policisë, e cila përdori gaz lotsjellës dhe ujë për të larguar turmën.

Në një konferencë me gazetarët, kreu i PD-së Lulzim Basha e konsideroi ditën e protestës së fundin politik të Sali Berishës, ndërsa u shpreh se një grup kriminelësh tentuan të pushtonin selinë e demokratëve.

protesta-pd-selia-makina-xhama te thyer (1) protesta-pd-selia-makina-xhama te thyer (5) protesta-pd-selia-makina-xhama te thyer (4) protesta-pd-selia-makina-xhama te thyer (3) protesta-pd-selia-makina-xhama te thyer (2)

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *