FOTOT që bënë xhiron e botës/ Ushtarët mbajnë në krahë foshnjet afgane

Afganistani është kthyer këto ditë në epiqendrën e lajmeve botërore.

Mediat më me zë ndërkombëtarisht, i kanë kushtuar kronika të shumta situatës në vendin islamik. Talebanët kanë në dorë pushtetin dhe do të instalojnë në vend regjimin e tyre sipas ligjit të sheriatit.

Ndërsa dhjetëra qytetarë kanë mbushur aeroportin e Kabulit me shpresën për t’u larguar nga vendi dhe i shpëtuar ndëshkimit të egër të talebanasve.

Në pamundësi për t’u larguar vetë nga Afganistani, qytetarët, shihen përgjatë gardhit me tela në aeroport, duke zgjatur foshnjat e tyre dhe dorëzuar ushtarëve amerikanë. Në fotot e bëra virale së fundmi, shihen ushtarët amerikanë teksa kujdesen për të vegjlit.

“Pjesëtarët e shërbimit ushtarak amerikan ngushëllojnë foshnjat në Aeroportin Ndërkombëtar ′′ Hamid Karzai ′′ në Kabul, Afganistan”, shkruhet në faqen zyrtare të ushtrisë amerikanëve.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *