Fotot satelitore, varret masive në Mariupol

fotot satelitore varret masive ne mariupol
fotot satelitore varret masive ne mariupol

14:54 22/04/2022

Rusët po përpiqen të fshehin krimet e luftës në qytet

Këto foto satelitore dëshmojnë shfaqjen e varreve masive në periferitë e Mariupolit, duke ngritur dyshime se rusët po përpiqen të mbulojnë krimet e luftës pas marrjes së kontrollit të pjesës më të madhe të qytetit.

Punonjës të ekipeve të emergjencës me veshje të bardha transportojnë dhjetëra trupa viktimash me kamionët e ushtrisë ruse me simbolin Z, të mbledhur rrugëve të Mariupolit.

Dyshimet se rusët po përpiqen të fshehin krimet kundër civilëve i hodhi më herët edhe kryebashkiaku i qytetit Vadim Boiçenko, i cili tha se rreth 100 mijë banorët e mbetur atje, janë në mëshirën e Vladimir Putinit. Sipas tij, janë me mijëra viktimat civile nga sulmi rus në këtë qytet.

Pika e fundit e rezistencës është uzina metalurgjike Azovstal. Putin urdhëroi ndalimin e operacioneve, por nga uzina vazhdimisht del tym.

Svjatosllav Palamar, një nga komandantët e njësisë Azov që ndodhen të bllokuar në vendstrehimet e uzinës tha se rusët po hedhin bomba anti-bunker dhe se brenda ka me dhjetëra viktima.

Korridoret e evakuimit janë të hapura këtë të premte për largimin e civilëve nga Mariupoli. Moska refuzoi kërkesën e Kievit dhe Kombeve të Bashkuara për armëpushim deri pas Pashkës Ortodokse.

Tv Klan

fotot satelitore varret masive ne mariupol 1
fotot satelitore varret masive ne mariupol 2

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts