FOTOT/ Zbulohen detaje nga vdekja e Ivana Trump! Rrëfimi mes lotësh i pronares së restorantit: Pak orë para ngjarjes, erdhi dhe porositi…”!

“The Sun” zbulon të tjera detaje rreth vdekjes së bashkëshortes së parë të Donald Trump, 73-vjeçares Ivana Trump.

“Ivana Trump duke e lodhur dhe porositi vetëm një sasi shumë të vogël ushqimi në restorantin e saj të preferuar në Nju Jork, vetëm disa orë para se të gjendej e vdekur në fund të një shkalle”, nis shkrimin prestigjiozja britanike.

Ivana, ish-gruaja e ish-Presidentit Donald Trump dhe nënë e tre fëmijëve të tij më të mëdhenj, vetëm dje kishte bërë një vizitë në restorantin e saj të preferuar, që ndodhet vetëm pak metra larg apartamentit të saj.

“Ajo ishte një vizitore e rregullt në restorantin italian dhe dukej me humor të mirë”, tha mes lotësh pronarja e restorantit, Paola Alavian, për “The Sun“.

“Si gjithmonë ajo më pyeti se si isha, ajo gjithmonë na mbështeste, dhe ne thjesht ndamë një bisedë jashtëzakonisht normale, nga ajo që kisha pothuajse çdo ditë që e shihja”, vazhdon Alavian, duke shtuar se “shëndeti i saj dukej normal, ajo dukej ndoshta pak e lodhur, por dukej në rregull”.

Alavian tha se nuk mbante mend se çfarë porositi Ivana, por e përshkroi vaktin e saj si një “sasi shumë, shumë të vogël ushqimi”.
“Jam pak në shok tani”, shtoi ajo me zërin që i dridhej, duke shtuar se “Nuk e kam idenë se çfarë ka ndodhur. Ajo ishte një njeri i shkëlqyer, ishte një person vërtet i mirë. Ishte si një nënë për të gjithë këtu”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts