Foto+Video/Mot i keq në Itali, ‘Alarm i kuq’ në Sicili dhe Calabri, mbyllen shkollat në disa provinca

Itali-Mbrojtja civile italiane ka shpallur situatën e emergjencës për motin e parashikuar për 25 tetorin në Calabri dhe Sicili. Për 24 orët e ardhshme parashikohen shira të dendur dhe për disa zona si në Reggio Calabria, Messina, Catania, Siracusa dhe Enna është urdhëruar mbyllja e shkollave. Alarmi parashikohet për zonën deri në Agrigento.

Edhe qyteti i Sciacca ka mbyllur shkollat. Dëme të konsiderueshme për shkak të motit të keq ka në Sicilinë Lindore. Në Scordia, në Catanese disa makina janë tërhequr nga furia e ujit, që i ka transformuar rrugët në lumenj. Në këtë zonë ka rënë rreth 150 milimetra shi, një sasi që zakonisht regjistrohet në harkun kohor të disa muajve.

Mbrojtja civile ka shpallur ‘alarmin e kuq’. ‘Parashikohen rrebeshe shiu dhe stuhi shumë të forta në Sicili- thotë Salvatore Cocona, drejtor i mbrojtjes civile rajonale, e njëjta situatë që përfshiu Palagonia, Scordia, Militello, Francofonte, duke shkaktuar rrëshqitje dheu, përmbytje dhe dëmtime materiale, por fatmirësisht pa asnjë humbje jete.

Situata po evoluon dhe presim fenomene të tjera. Jemi në alarm të kuq dhe mbi njëqind qendra operative komunale janë të hapura dhe po monitorojnë situatën”, shtoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *