Viktimat njerëzore janë padyshim çmimi më i shtrenjtë që po paguan Ukraina këto ditë të vështira lufte. Por bombardimet ruse shkatërrojnë edhe infrastrukturat, dhe për pasojë edhe stadiumet.
Kësisoj, nga Chernihiv, një qytet në veri-lindje të vendit, pak kilometra nga kufiri me Bjellorusinë, janë publikuar pamjet e stadiumit “Yuri Gagarin”, shtëpia e skuadrës Desna Chernihiv.
Ky stadium është shkatërruar plotësisht nga raketat e ushtrisë ruse. Nga ky stadium ka dalë edhe futbollisti i njohur ukrainas Andri Jarmolenko. Për më tepër shikoni videot dhe fotot:
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al