(Foto+Video) Stuhi rëre në Kinë, Pekini mbulohet nga pluhuri i verdhë

KINE

Pekini u zgjua mëngjesin e sotëm i mbuluar nga pluhuri i verdhë, si pasojë e një stuhie rëre.

Ky fenomen shkaktoi ndotje të lartë të ajrit dhe në disa zona të kryeqytetit kinez shkoi deri në 160 herë mbi nivelin e rekomanduar.

Qindra fluturime u anuluan, teksa qielli u mbulua nga një mjegull ngjyrëportokalli, gjë e cila krijoi këto imazhe që ngjasojnë me skena apokaliptike.

Rëra është ngritur në ajër në Mongoli dhe u zhvendos në Kinë nga erërat e forta. Stuhia e rëndë u ka marrë jetën 6 personave në Mongoli, ndërsa disa të tjerë janë shpallur të zhdukur.

Në Kinë ka prekur 12 provinca, përfshirë Pekinin. Autoritetet kanë marrë masa për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve duke kufizuar të gjitha aktivitetet në ambiente të hapura.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *