FOTO+VIDEO/ Vrasje mafioze në Hanover të Gjermanisë, drejtuesi i ‘Porsche Cayenne’ ekzekuton me armë 30-vjeçarin shqiptar

Një përplasje me armë është regjistruar në Hanover të Gjermanisë, ku një 30-vjeçar shqiptar nga Kosova ka mbetur i vrarë. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 13:30 në qendër të Hanoverit.

Mediat raportojnë se gjithçka nisi pasi drejtuesit e dy makinave, një Porsche Cayenne dhe një Mercedes S500 patën një debat të ashpër. Dëshmitarët pohuan se drejtuesi i Porsche Cayenne doli nga mjeti dhe teksa iu afrua Benzit qëlloi me një plumb në drejtim të shoferit dhe u largua. Ndërkohë që viktima ndërroi jetë në vend.

I riu shqiptar nuk është një emër i panjohur për policinë. BILD raporton se viktima dyshohet edhe për një vrasje të kryer në vitin 2017.

Pavarësisht se media gjermane ka publikuar foton e të riut, nuk bën të ditur identitetin e tij. Hetimet vazhdojnë dhe autori i krimit nuk është kapur akoma. Në aksion janë përfshirë edhe forcat speciale.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *