“Fraiburgu bëri gabim që apeloi, ne fituam në fushë”, Nagelsman: Bajerni nuk është Juventusi, kualifikohemi ne!









Julian Nagelsman dhe skuadra e Bajernit do të kenë një ndeshje jo të lehtë sonte në mbrëmje në Spanjë. Vijareali i pret pasi eliminoi Juventusin një raund më parë. Trajneri i Bajernit tha për mediat se nuk do të nënvlerësonte kundërshtarin e radhës duke kërkuar përqendrim maksimal nga lojtarët e tij.

Julian Nagelsman

Si është gjendja e Dejvisit?

Dejvis do të jetë me ne në Spanjë, ekzaminimi i tij shkoi aq mirë sa ai mund të luante që në fillim. Por këtë do ta vendosim gjatë ditës. Unë tashmë do ta quaj një lojtar të gatshëm për të luajtur.

Sa e njihni Vijarelin?

Ata janë një ekip shumë me përvojë. Kanë një trajner që ka fituar shumë, sidomos në ndeshjet europiane. Spanjollët janë një ekip që luan në sulm dhe që duan të shënojnë të parët. Megjithatë, kam besim se do të jemi ne ata që do ta fitojmë ndeshjen. Ndeshja me Juven ishte një mësim për të gjithë, kështu që ne nuk do të kemi të njëjtin fat.

Ju shqetëson dëmtimi i Tolisos?

Në fakt mendova se Koko kishte probleme me stomakun. E mora vesh vetëm pas ndeshjes në Fraiburg se ai kishte një ligament të këputur. Ai është i shkatërruar, ka pasur shumë ligamente të këputura dhe lëndime kohët e fundit. Unë mund ta kuptoj absolutisht atë. Ai është tani në Francë dhe përpiqet të heqë mendjen nga ky dëmtim që erdhi në një moment kyç të sezonit.

Si është atmosfera në skuadër?

Kemi pasur një fazë të çuditshme pas Krishtlindjeve kur atmosfera nuk ishte aq e mirë dhe rezultatet nuk po vinin. Por kjo ka ndryshuar shumë prej disa javësh. Në mensë, lojtarët janë duke luajtur me shigjeta dhe duke bërtitur, gjë që është gjithashtu një tregues se atmosfera është e mirë. Nuk mund ta shpjegoj pse nuk ishte aq mirë në fillim të vitit, ndoshta ishin vetëm rezultatet.

Ju duket i drejtë apelimi i Fraiburgut?

Nuk jam i befasuar, por personalisht nuk do ta kisha bërë. Nuk është se ata do të shënonin dy gola në ato pak sekonda. Tashmë çështja është në dorën e gjykatës sportive. Por unë nuk jam aq i qetë sa CEO Oliver Kahn.

E keni zgjedhur 11-shen e parë?

Do të bëjmë disa ndryshime, por jo shumë. Jemi mësuar me këtë ritëm të shtunëmërkurë. Do të kursejmë pak më shumë energji kundër Augsburgut.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.