Franca akuzon Britaninë e Madhe

[embedded content][embedded content]

14:37 07/03/2022

Akuza mungese humanizmi për refugjatët ukrainas

Sekretares së Brendshme britanike Priti Patel i ka mbërritur kerkesa e homologut francez Darmanin qe të ngrejë shërbimin e duhur konsullor në pikën kufitare detare Calais. Sipas francezëve përgjigja e britanikëve tregon “mungesë humanizmi” ndaj refugjatëve ukrainas që janë në ankth për të marrë vizat për bashkim me familjet e tyre në Londër.

Sipas ministrit të Brendshëm francez, Gérald Darmanin, 400 refugjatë ukrainas janë paraqitur në pikat kufitare të Calais ditët e fundit ndërsa vetëm për 150 prej tyre u është thënë të largohen dhe të marrin viza në konsullatat e Mbretërisë së Bashkuar në Paris ose Bruksel.

Ministrja  Patel këmbënguli se ukrainasit nuk po ktheheshin prapa. Gjithsej 5,535 aplikime online ishin plotësuar dhe dorëzuar ndërsa 2,368 persona kishin rezervuar një takim për vizë për të dorëzuar aplikimin e tyre dhe informacionin biometrik, tha qeveria  britanike.

Letra e Darmanin për sekretaren e Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar Patel vjen disa muaj pas një rritjeje të re të tensioneve pas Brexit midis dy vendeve pas mbytjes në Nëntor të 27 personave që përpiqeshin të kalonin Kanalin me një varkë të vogël.

Franca pretendon se ishte “e pakuptueshme” që Mbretëria e Bashkuar ishte në gjendje të ofronte shërbime të tilla në terren në Poloni në kufirin ukrainas, por nuk mund ta bënte këtë në fqinjin më të afërt, Francën.

Disa njerëz thanë se kishin hasur vështirësi teksa u përpoqën të aplikonin për vizë familjare dhe se kishin vështirësi në ngarkimin e dokumenteve në faqen e internetit.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com