Franca anulon bisedimet me Britaninë e Madhe

19:53 26/11/2021

Presidenti Emmanuel Macron: Britania e Madhe nuk ësht serioze në trajtimin e krizës së emigrantëve

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin i tha homologes së tij britanike Priti Patel se nuk është e mirëpritur në bisedime pasi Franca është zhgënjyer nga letra e Kryeministrit Boris Johnson drejtuar Presidentit Emmanuel Macron.

Vdekja e dhjetra emigrantëve në Kanalin Anglez ka bërë që të dy vendet të shkëmbejnë akuza duke çuar në përshkallëzimin e krizës politike mes Londrës dhe Parisit.

Kryeministri Johnson i bĂ«ri thirrje FrancĂ«s qĂ« tĂ« fillojĂ« menjĂ«herĂ« tĂ« marrĂ« pĂ«rsĂ«ri tĂ« gjithĂ« emigrantĂ«t qĂ« zbarkojnĂ« nĂ« Angli pasi kalojnĂ« Kanalin duke thĂ«nĂ« se kjo “do tĂ« reduktonte ndjeshĂ«m kalimet ilegale”. Sipas Jonson kjo do tĂ«  shpĂ«tonte mijĂ«ra jetĂ« njerĂ«zish.

Lidhur me letrën e dërguar ka reaguar Presidenti Emmanuel Macron i cili tha se Londra nuk është serioze në trajtimin e krizës së emigrantëve.

“Jam i surprizuar kur gjërat nuk bëhen seriozisht, liderat nuk komunikojnë përmes postimeve dhe apo letrave”, u shpreh ai gjatë një konference të përbashkët me Kryeministrin italian Mario Draghi.

Fundosja e gomones me emigrantĂ« tĂ« mĂ«rkurĂ«n, ka regjistruar incidentin me numrin mĂ« tĂ« madh tĂ« viktimave  pasi nĂ« mesin e tyre kishte edhe gra e fĂ«mijĂ«.

Sipas të dhënave të autoriteteve franceze, 31,500 persona kanë tentuar të kalojnë Kanalin drejt Britanisë prej fillimit të vitit dhe 7,800 persona janë shpëtuar në det.

Klan News

TĂ« ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.