Franca dhe Londra protestojnë kundër rritjes së çmimeve

franca dhe londra protestojne kunder rritjes se cmimeve
franca dhe londra protestojne kunder rritjes se cmimeve

11:15 17/10/2022

Mijëra demonstrues i bënë thirrje qeverise të rrisë pagat për shkak të inflacionit të lartë

Mijëra njerëz dolën në rrugët e Parisit për të protestuar kundër rritjes së çmimeve pasi javë të tëra grevash për paga më të larta në rafineritë e naftës.

Protestuesit mbanin në duar pankarta me slogane “Stop evazionit fiskal” dhe “Unë dua një rritje page 52% ashtu si CEO i TotalEnergies”. Udhëheqësi i partisë së majtë La France Insoumise (Franca e Papërkulur), Jean-Luc Melenchon, marshoi së bashku me fituesen e çmimit Nobel për Letërsinë e këtij viti, Annie Ernaux. Ai i bëri thirrje njerzve që të dalin në protestë të marten. Melenchon ndoqi hapat e katër sindikatave  të cilat kanë bërë greva dhe protesta për rritjen e pagave.

Demonstruesit shpresonin se marshimi kundër rritjes së kostove të jetesës dhe mosveprimit të qeverisë ndaj ndryshimeve klimatike do të shënonte fillimin e një lëvizjeje proteste mbarëkombëtare. Disa analistë gjithashtu mendojnë se mund të jetë fillimi i diçkaje shumë më të madhe.

“Jam këtu sepse përballë inflacionit në Francë dhe në Evropë është e nevojshme që punëtorët, pjesë e të cilëve jam, të kompensohen. Jo vetëm kompensim, thjesht të shpërblehen me të drejtë. Pra duhet një rritje e pagave. Çmimet e energjisë po kalojnë rekordin, çmimet e  ushqimve po ashtu.  Ne duam të luftojmë kundër politikave të qeverisë  ato u marrin paratë vetëm më të varfërve”, ka thënë protestuesi.

Përveç njerëzve edhe organizata jo qeveritare iu bashkuan demostratave. Aleanca e krahut të majtë, e cila u bashkua për herë të parë për zgjedhjet parlamentare franceze në fillim të këtij viti, përfshin partinë e majtë të ekstremit France Unboëed (LFI), Partinë Socialiste të Francës, të Gjelbrit dhe Partinë Komuniste ishin gjithashtu pjesë .

Protesta u zhvilluan edhe në Londër ku demostruesit spërkatën me bojë portokalli sallën e ekspozitës të prodhuesit të makinave luksoze Aston Martin në Park Lane të Londrës nga aktivistë të klimës “Vetëm Stop Karburantit”.

Just Stop Oil ka mbajtur protesta për dy javët e fundit në kryeqytetin britanik, duke përfshirë hedhjen e lëngut të domates mbi një pikturë të Vincent Van Gogh në Galerinë Kombëtare, në një përpjekje për të ndaluar miratimin e qeverisë për projektet e reja të naftës dhe gazit.

Shkencëtarë dhe mjekë ishin  pjesë disa prej të cilëve denoncuan planet e Sekretares së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar Suella Braverman e cila së fundimi ka planifikuar një projekt-ligj që do t’i jepte policisë kompetenca më të forta për t’u marrë me protestuesit që shkaktojnë trazira.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts