Franca do të aplikojë dozën e tretë të vaksinës

19:51 11/08/2021

Dozat do shpërndahen për popullsinë e rrezikuar

Franca vendos të aplikojë edhe një dozë të tretë kundër Covid. Dozat do të shpërndahen për pjesën e popullsisë të konsideruar të rrezikuar. Sipas zëdhënësit të qeverisë franceze vaksinat e para do të nisin të shpërndahen në Shtator. Vendimi u morr në një mbledhje të posaçme të qeverisë të mërkurën.

Më herët, dozën e tretë të vaksinës e kanë paralajmëruar edhe Britania e Madhe. Izraeli dhe Gjermania. Vaksinat do të aplikohen tek të moshuarit dhe personat e rrezikuar. Gjithsesi doza e tretë e vaksinës nuk ka marrë ende një aprovim as nga EMA dhe as nga OBSH të cilat kanë rekomanduar se është ende herët për aplikimin e saj.

Qeveria franceze paralajmëroi se një tjetër masë është forcimi i mëtejshëm i kontrolleve në kufij. Franca konsiderohet si një nga vendet me rregulla të forta në kufijtë e saj, por ato do të jenë edhe më drastike. Të gjithë udhëtarët nga vendet e konsideruara me risk të lartë do t’i nënshtrohen testimit.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *