
15:10 03/06/2021
Franca do të fillojë vaksinimin e adoleshentëve nga mosha 12 vjeç me vaksinën Pfizer/BioNTech më 15 Qershor. Qeveria ka bërë të ditur se kjo është një lëvizje për të ndihmuar në shmangien e mbylljes së shkollave në shtator për shkak të Covid-19.
Numri i rasteve të reja koronavirus në Francë mbetet nën 10,000 për të dytën ditë me radhë dhe numri i vdekjeve ka rënë ndjeshëm nga java e kaluar, duke lehtësuar më tej presionin mbi spitalet, ndërsa fushata e vaksinimit është zgjeruar.
Në fund të muajit të kaluar vaksinat kundër Covid-19 u vunë në dispozicion për të gjithë moshat mbi 18 vjeç. Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran tha se adoleshentëve do t’u jepet Pfizer dhe këto do të administrohen në qendra të mëdha vaksinimi mbi baza vullnetare duke kërkuar pëlqimin e prindërve.
Sipas Veran kjo do të ndihmojë të rritet imuniteti dhe të lejojë të shmanget mbylljen e klasave si dhe të mbrojë adoleshentët. Komisioni Evropian autorizoi vaksinën Pfizer/BionTech për të gjithë fëmijët nga mosha 12-15 vjeç, duke hapur rrugën për një shpërndarje më të gjerë në bllok.
Tv Klan
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al