Franca: E rëndësishme që Zelensky të qëndrojë në postin e tij. Të gatshëm, për të ndihmuar nëse do jetë e nevojshme

11:59 25/02/2022

Presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur të zhdukë Ukrainën nga harta e kombeve, tha të premten ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian.

Duke folur për mediat vendase, ai tha se sanksionet evropiane të shpallura në 24 orët e fundit janë krijuar për të “asfiksuar funksionimin e Rusisë”. Le Drian tha se Putin “zgjodhi një ofensivë masive dhe ka vendosur ta zhdukë Ukrainën nga harta e kombeve”.

Ministri u shpreh se sanksionet franceze kundër Rusisë, që ende nuk janë shpallur nga presidenti Emmanuel Macron, do të jenë drastike dhe të forta, ndërsa paralajmëroi se sanksionet do të vijojnë.

Le Drian tha po ashtu se kishin marrë kërkesa nga Ukraina për ndihmë ushtarake, financiare dhe humanitare. Minsitri francez u shpreh se siguria e presidentit ukrainas është “një element qendror i asaj që po ndodh tani”, pas komenteve të Volodymyr Zelensky se Rusia synonte atë dhe familjen e tij.

Ministri tha se është e rëndësishme që Zelensky të mbetet në postin e tij dhe se Franca është e gatshme të ndihmojë nëse është e nevojshme. Sot “nuk është e njëjta gjë si Lufta e Ftohtë“, tha Le Drian, “tani ka luftë në zemër të Evropës.”/tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.