Franca gjobit Google me 500 milionë Euro

08:20 14/07/2021

Autoriteti i Konkurrencës në Fancë ka gjobitur me 500 milionë Euro kompaninë amerikane Google për mosrespektim të urdhrave të rregullatorit për të zhvilluar bisedimet me botuesit e lajmeve në vend lidhur me të drejtat e autorit.

Pas kësaj gjobe, Google duhet të ketë gati propozime konkrete brenda 2 muajve për mënyrën se si do të kompensojë financiarisht agjencitë dhe botuesit e lajmeve në Francë. Nëse nuk e bën, do të përballet me gjoba të tjera deri në 900 mijë Euro në ditë.

 Google tha se Ă«shtĂ« i zhgĂ«njyer me kĂ«tĂ« vendim, por do ta pranonte.

“Ne kemi vepruar me mirëbesim gjatë gjithë procesit. Gjoba injoron përpjekjet tona për të arritur një marrëveshje për realitetin se si funksionojnë lajmet në platformat tona. Ne do të marrim në konsideratë reagimet e Autoritetit Francez të Konkurrencës dhe do të përshtasim ofertat tona”, tha një zëdhënës i Google.

Botuesit dhe agjencitë më të mëdha mediatike në Francë akuzojnë Google se nuk kanë zhvilluar bisedime në mirëbesim për të gjetur një mënyrë që të kompensohen financiarisht nga Google për lajmet në internet. /tvklan.al


TĂ« ngjashme “”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *