Franca hap arkivat e hetimeve gjyqësore lidhur me Luftën Algjeriane për Pavarësi

Franca ka hapur arkivat e hetimeve policore dhe gjyqësore të periudhës 1954-1966 lidhur me Luftën Algjeriane për Pavarësi.

Me dekretin e Ministrisë të Kulturës të publikuar në gazetën zyrtare të Francës, theksohet se janë hapur për publikun arkivat e gjykimeve për të gjitha veprat e kryera kundrejt administratës koloniale franceze në aspektin e Luftës Algjeriane për Pavarësi në periudhën 1 nëntor 1954 – 31 dhjetor 1966.

Këto dokumente përfshijnë hetimet gjyqësore dhe policore, thuhet në dekretin në të cilin shtohet se këto përfshijnë arkivat kombëtare të territoreve të jashtme, arkivat rajonale dhe policore, si dhe dokumentet që mbahen në arkivat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrinë e Jashtme dhe të Evropës.

Arkivat në fjalë nuk do të hapeshin për publikun edhe për 75 vite, por ministrja e Kulturës, Roselyne Bachelot, në një deklaratë me 10 dhjetor tha se do të hapin arkivat 15 vite përpara datës së caktuar lidhur me hetimet gjyqësore të policisë dhe xhandarmërisë në luftën 1954-1962 në Algjeri.

– Ndikimi i Algjerisë në vendim

Presidenti francez, Emmanuel Macron, në një deklaratë në muajin mars premtoi hapjen e rrugës për të pasur qasje në arkivat e fshehta më të vjetra se 50 vite lidhur me Luftën Algjeriane për Pavarësi.

Marrëdhëniet mes dy vendeve u tensionuan pasi Macron pretendoi se historia e Algjerisë nuk është e bazuar në të vërteta, se ajo është ndërtuar mbi armiqësinë ndaj Francës, ndërsa cilësoi periudhën osmane në vend si “kolonializëm”.

Deklaratat e Macron-it u pritën me reagime të shumta në Algjeri nga zyrtarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Hapi i qeverisë franceze për përshpejtimin e vendimit për hapjen e arkivave thuhet se është ndërmarrë për të ulur tensionin e rritur në marrëdhëniet me Algjerinë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.