Franca hap sot baret dhe restorantet, Macron pi një kafe dhe këshillon francezët: Vazhdoni të jeni të kujdesshëm kundër Covid

Franca hap sot baret, restorantet, dyqanet pas 6 muajsh mbyllje dhe presidenti Emmanuel Macron, i cili ishte fokusuar për datën e sotme të hapjes, pavarësisht shumë ekspertëve që ishin pesimist, ka përshëndetur francezët nga tavolina e një bari pranë Elizes, ku ka pirë një kafe së bashku me kryeministrin Jean Castex.

Përpara telekamerave, Macron ka ftuar francezët ‘të vazhdojnë të jenë të duruar dhe të qëndrojnë të bashkuar kundër Covid’.

Shifrat po shkojnë në drejtimin e duhur-ka shtuar presidenti-Kemi bërë disa zgjedhje, nuk kemi vënë bast, kjo do të thotë të qeverisësh’, ka thënë Macron duke i dhënë përgjigje në një fare mënyrë skeptikëve për datën e hapjes së restoranteve bareve dhe dyqaneve në Francë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *