Franca heq maskat në ambientet publike

People wear face masks to help curb the spread of the coronavirus cross the Champs Elysees avenue in Paris, Saturday, May 16, 2020, as France gradually lifts its Covid-19 lockdown. Parisians enjoying their first Saturday in the sun since travel and movement restrictions were lifted. (AP Photo/Michel Euler)

18:39 17/06/2021

Nga e diela nuk do të ketë më shtetrrethim

Qeveria franceze hedh hapa të rëndësishëm drejt heqjes së plotë të kufizimeve kundër përhapjes së koronavirusit. Nga kjo e enjte nuk është më e detyrueshme mbajtja e maskës në ambiente të jashtme.

Autoritetet e panë të arsyeshme këtë masë, teksa shifrat e infektimeve kanë rënë në nivelet më të ulëta që prej Gushtit të vitit të kaluar para nisjes së valës së dytë.

Po ashtu pritet heqja e plotĂ« e orarit tĂ« shtetrrethimit duke nisur nga e diela. Me lehtĂ«simet e tĂ« enjtes hapen edhe parqet e argĂ«timit si ‘Disnayland’ i famshĂ«m.

Heqjen e maskave në ambientet e jashtme po e diskuton edhe qeveria italiane, teksa edhe atje infektimet ditore janë në nivelet më të ulëta, prej Gushtit të kaluar.

Shqetësim përbën rritja e vazhdueshme e infektimeve në Britaninë e Madhe. Në 24-orëshin e fundit, numri i të prekurve arriti pranë 9 mijëshit, një nivel i përafërt me atë të Shtatorit të vitit të kaluar, që sinjalizoi valën e dytë të përhapjes së madhe të koronavirusit në këtë vend, e nxitur nga mutacioni britanik.

Por këtë herë, kërcënimi vjen nga varianti indian, që është 40% më ngjitës se britaniku.

Tv Klan


TĂ« ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *