Franca i dhuron Libanit pajisje mjekësore me vlerë 1 milion euro

Franca të hënën dhuroi pajisje mjekësore me vlerë 1 milion euro (1.14 milion dollarë amerikanë) për Libanin, njoftoi  ambasada franceze në Liban.

Dhurimi përfshin 30 koncentratorë oksigjeni, 25 respiratorë, 50,000 teste antigjene, 200,000 maska ​​dhe tetë pako ilaçesh.

“Franca vazhdon të ofrojë mbështetje të drejtpërdrejtë për libanezët në mënyrë që t’u mundësojë atyre të përballen më mirë me pasojat e krizës së paprecedentë sociale dhe ekonomike”, thuhet në deklaratë.

Furnizimet e ofruara do të dërgohen në një spital privat dhe në tre spitale publike në Bejrut, Tripoli dhe Tibnin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.