Franca injoron Britaninë e Madhe për refugjatët

22:04 28/11/2021

Londra nuk u thir në takimin me ministrat e Holandës, Gjermanisë e Belgjikës 

Britania e Madhe u shpërfill nga Franca në bisedimet për zgjidhjen e krizës së re të refugjatëve në ujrat detare mes dy shteteve. Franca organizoi në portin verior të Calais një takim të ministrave të Brendshëm nga Gjermania, Holanda dhe Belgjika për të diskutuar mënyrat për të ndaluar refugjatët që kalojnë në mënyrë të paligjshme kanalin me gomone.

Qëllimi i takimit ishte përmirësimi i bashkëpunimit operacional në luftën kundër kontrabandës së njerëzve”, tha një ndihmës i ministrit të Brendshëm francez Gerald Darmanin.

Bisedimet u thirrën pas vdekjes tronditëse të 27 personave të mërkurën e kaluar teksa ata tentuan të kalonin nga Franca në Angli me një gomone në det në temperaturat e ftohta të dimrit.

Në reagimin e saj qeveria britanike njoftoi të se do të zhvillonte bisedimet e saj për krizën me ministrat evropianë më vonë këtë javë.

Pas aksidentit, Presidenti francez Emmanuel Macron kishte akuzuar Kryeministrin britanik Boris Johnson se ishte “jo serioz” në kritikat personale që i shtynë marrëdhëniet në nivele kritike. Parisi zyrtar u acarua nga reagimi fillestar i Johnson, i cili u pa si kalim i fajit në Francë, dhe më pas nga vendimi i tij për t’i shkruar një letër Macronit, të cilën ai e publikoi të plotë në llogarinë e tij në Twitter përpara se ta merrte në dorë zyrtarisht Presidentit francez

Pa pjesëmarrjen e Britanisë, vendi i destinacionit për mijëra emigrantë të grumbulluar në Francën veriore, ka pak gjasa që situata të vihet nën kontroll. Bandat e kontrabandistëve të qenieve njerëzore kanë në gjendje të përdorin Belgjikën, Holandën dhe Gjermaninë si baza për të organizuar operacionet e tyre.

Shumë emigrantë udhëtojnë nga Belgjika për në vendet e nisjes në Francën veriore, ndërsa jelekët e shpëtimit blihen në vende të tjera si Holanda dhe Gjermania pa ngjallur dyshime. Sipas zyrtarëve francezë, një nga pesë burrat e arrestuar në lidhje me aksidentin të mërkurën e kaluar po drejtonte një makinë me regjistrim gjerman.

“BE-ja nuk ka asnjë mbrojtje kufitare”, ka deklaruar qeveria britanike duke iu referuar zonës Shengen pa kufij të BE-së.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.