“Franca ka mësuar t’ju dojë”/ Mes përqafimesh të ngrohta, Macron i jep lamtumirën Angela Merkel me një pritje në Paris (VIDEO)

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka pritur Kancelaren e  Gjermanisë, Angela Merkel në atë që mund të quhet takimi i lamtumirës.  Ai e falënderoi “Zonjën e Hekurt” që e mbajti Evropën të bashkuar gjatë kohës së krizave.

Macroni e falënderoi Merkelin për durimin e saj me të dhe për mësimet që ia ka dhënë.

“Që nga koha kur ju jeni bërë kancelare, Franca ka mësuar që t’ju njohë dhe t’ju dojë”, i tha Macroni Merkelit duke i dhuruar shpërblimin më të lartë, Legjionin e Nderit.

Në internet janë publikuar pamje nga takimi, ku dy udhëheqësit shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin, duke u përqafuar e duke i mbajtur duart së bashku.

pic.twitter.com/Us57ivvk7U

— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) November 3, 2021

Macroni tha se Merkeli fillimisht ka punuar me ish-presidentin francez, Jacques Chirac, pastaj me ish-presidentin tjetër, Nicolas Sarkozy, për t’i bërë ballë krizës financiare dhe për ta mbajtur të bashkuar eurozonën, ndërsa me ish-presidentin Francois Hollande ka punuar për t’u ballafaquar me terrorizmin e me krizën e emigrantëve, ndërsa me vetë atë (me Macronin) ka bashkëpunuar për ta luftuar pandeminë e koronavirusit.

Merkel, tashmë 67-vjeçare, e ka udhëhequr Gjermaninë për rreth 16 vjet. Ajo do të largohet nga pushteti, kur të formohet koalicioni i ri qeveritar pas zgjedhjeve të 26 shtatorit, në të cilat ajo nuk kërkoi mandat të ri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *