Franca lehtëson masat ndaj pandemisë

23:36 11/02/2022

Ndërsa Gjermania drejt vaksinimit të detyrueshëm

Franca do të lehtësojë masat ndaj pandemisë se koronavirusit. Duke nisur nga data 28 Shkurt personat që janë të vaksinuar kundër Covid-19 nuk do të duhet të mbajnë më maska në ambientet e brendshme si baret apo restorantet.

I vetmi vend ku maskat do të jenë të detyrueshme edhe pas kësaj date mbetet transporti publik. Personat që përjashtohen nga ky lehtësim i masave janë ata individë që ende nuk e kanë marrë vaksinën.  Prej datës 2 Shkurt në Francë njerëzit nuk janë më të detyruar të mbajnë maska në ambientet e jashtme.

Spanja ka hequr gjithashtu detyrimin për mbajtjen e maskës në ambientet e jashtme.

Edhe në Gjermani, duke nisur nga java e ardhshme, qeveria mund të heqë detyrimin për përdorimin e maskave në ambientet e jashtme.

Megjithatë, Gjykata Kushtetuese refuzoi këtë të premte pezullimin e përkohshëm të urdhrit të miratuar në Dhjetor mbi vaksinimin e detyrueshëm të stafit mjekësor. Ky rregull hyn në fuqi në 15 Mars.

Gjithashtu atje mund të miratohet ligji për vaksinim të detyrueshëm për moshat mbi 18 vjeç duke ndjekur shembullin e Austrisë. Mediat gjermane shkruajnë se muaji Maj mund të jetë muaji kur qytetarëve gjerman do t’iu kërkohet dëshmia e plotë e vaksinimit edhe në ambientet e punës, krahas ambienteve publike.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts