Franca lëshon alarm për shkak të kërcënimeve të Al-Kaedës

Ministria e Brendshme e Francës u bëri thirrje guvernatorëve të jenë vigjilentë kundër terrorizmit për shkak të në një video të publikuar nga organizata terroriste Al-Kaeda ku kërcënohet Franca.

Në videon e publikuar më 15 korrik, në kanalin As-Sahab i cila thuhet se i përket Al-Kaedës në aplikacionin Telegram, përveç Francës u kërcënua edhe presidenti francez, Emmanuel Macron dhe ministri i Brendshëm, Gerard Darmanin.

Në një letër dërguar guvernatorëve, Ministria e Brendshme e Francës u kërkoi atyre që të jenë vigjilentë kundër akteve terroriste gjatë gjithë verës.

Ministri Darmanin bëri një deklaratë mbi këtë temë në llogarinë e tij në Twitter ku tha se “Kërcënimi i terrorizmit ende ekziston. Unë u bëra thirrje guvernatorëve të jenë në gatishmëri të lartë gjatë gjithë verës”.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *