Franca mban raundin e dytë të zgjedhjeve rajonale

22:50 27/06/2021

Dështojnë sërish Le Pen dhe Macron

Franca mbajti këtë të dielë raudin e dytë të zgjedhjeve për krerët e rajoneve. Nga sondazhet e para pas mbylljes së qendrave të votimit, nacionalistët e Marin Le Penit dhe liberalët e Presidentit Emannuel Macron kanë arritur  sërish një rezultat zhgënjyes.

Manifesti Kombëtar i Le Penit në këtë raund nuk arriti të marrë asnjë rajon. Nëse të dhënat e sondazheve konfirmohen edhe nga rezultatet përfundimtare, kjo do të ishte një goditje e madhe për shpresat e Marine Le Pen për të siguruar Presidencën vitin e ardhshëm.

Zgjedhjet të cilat sërish patën një pjesëmarrje shumë të ulët, sipas sondazheve janë një zhgënjim edhe për Presidentin Emmanuel Macron. Partia e tij gjithashtu nuk ka arritur të fitojë kontrollin e ndonjë rajoni.

Sondazhet e hershme tregojnë se partitë kryesore të Francës, si republikanët e Qendrës së Djathtë dhe socialistët e Miteranit dhe Hollande kanë mundur të sigurojnë një rezultat pozitiv dhe fitojnë në shumnicën e rajoneve.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *