Franca mban sot votimet për raundin e parë të zgjedhjeve rajonale, çfarë tregojnë sondazhet

Franca mban sot votimet për raundin e parë të zgjedhjeve rajonale, ku partia e ekstremit të djathtë e Marine Le Pen mund të shënojë rezultat të mirë dhe të shkojë më tej në rrjedhën politike. Këto zgjedhje shihen edhe si një test për qeverisjen e presidentit të Francës Emmanuel Macron.

Nga 13 rajone, partia e Le Pen mund të fitojë të paktën një rajon për herë të parë, tregojnë sondazhet. Le Pen nuk garon si kandidate, por ka bërë një fushatë të fortë përpara zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen vitin e ardhshëm. Sondazhet tregojnë se mund të përfundojë të jetë një garë e ngushtë mes saj dhe Presidentit Emmanuel Macron, shkruajnë mediat franceze.

Ndërkohë, raudi tjetër i këtyre zgjedhjeve është parashikuar të mbahen më 27 qershor, nëse rezultati i kësaj të diele del me balotazh.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *