Franca merr Presidencën e radhës të BE-së

13:20 01/01/2022

Mes prioriteteve, edhe hapja e negociatave për Shqipërinë

Kulla Eiffel, simbol i Parisit u ndriçua nga imazhi i flamurit të Bashkimit Europian, natën e ndërrimit të viteve, moment që përkon edhe me marrjen nga Franca të presidencës 6-mujore të unionit.

Mes prioriteteve të presidencës franceze është edhe hapja e kapitujve të parë të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, siç pohoi vetë presidenti francez në një konferencë për shtyp muajin e kaluar.

Përafrimi i mëtejshëm i vendeve anëtare me njëra-tjetrën, me qëllim krijimin e një Europe të fuqishme, plotësisht sovrane dhe të lirë në zgjedhjet e saj nga aleati i madh Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është megjithatë prioriteti kryesor.

Macron e ka pasur prioritet që në fushatën e zgjedhjeve të 2017-ës, ku ai u zgjodh President i Francës, krijimin e një ushtrie të përbashkët europiane, që garanton unitetin e shteteve anëtare.

Ushtria europiane nuk synon të zëvendësojë NATO-n, por gjenerimin e një sovraniteti strategjik brenda aleancës, në krah të Shteteve të Bashkuara, përballë rreziqeve globale.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.