
19:13 12/04/2021
Masa vjen si përpjekje për të ulur emetimet e karbonit dhe përdorimit të mjeteve alternative
LigjvĂ«nĂ«sit francezĂ« kanĂ« votuar pĂ«r tĂ« ndaluar fluturimet e brendshme me rrugĂ« tĂ« shkurtĂ«r atje ku ekzistojnĂ« alternativa trenash, nĂ« njĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« ulur emetimet e karbonit. Ata votuan nĂ« favor tĂ« njĂ« projekt-ligji pĂ«r tâi dhĂ«nĂ« fund udhĂ«timeve 2-orĂ«she tĂ« cilat mund tĂ« bĂ«jnĂ« edhe me mjete tĂ« tjera.
Pas një debati të nxehtë në Asamblenë Nacionale ishte hartuar më parë nga presidenti Emmanuel Macron në Konventën e Qytetarëve e Francës për Klimën. Kjo do të thotë se fluturimeve të shkurtra të brendshme nga aeroporti Orly, në jug të Parisit, për në Nantes dhe Bordeaux do të ndalohen, ndërsa fluturimet lidhëse përmes aeroportit Charles de Gaulle në veri të kryeqytetit francez, do të vazhdojnë.
Masat e planifikuara do të përballen me një votim të mëtejshëm në Senat përpara se të bëhen ligj. Linjat ajrore nëpër botë janë goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit, që raporton se numri i fluturimeve vitin e kaluar ra me gati 42%.
Masa, pjesë e një ligji për klimën dhe qëndrueshmërinë, u miratua me gjithë kundërshtimin ndërpartiak. Deputetët socialistë janë shprehur se miratimi i këtij projektligji mund të sjellë humbje të vendeve të punës në sektorin e linjave ajrore.
Ndërkohë, Holanda po përpiqet që nga qershori 2013 të ndalojë fluturimet e shkurtra të brendshme. Në vitin 2019, deputetët holandezë votuan për të ndaluar fluturimet midis aeroportit Schiphol në Amsterdam dhe aeroportit Zaventem në Bruksel, një distancë prej 93 miljesh. Sidoqoftë, ndalimi u pa si shkelje e rregullave të komisionit Evropian për lëvizjen e lirë dhe nuk u zbatua.
Tv Klan
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al