Franca ndryshon qëndrim për naftën ruse

22:40 19/04/2022

“BE të ndalë menjëherë importin”

Parisi po pozicionohet në krahun e vendeve europiane që kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të importit të naftës nga Rusia. Një sinjal të qartë e dha këtë të Martë, ministri i Ekonomisë Bruno le Marie, i cili njoftoi se Franca po përgatit në draftin për një embargo ndaj naftës ruse në shkallë europiane.

Në një intervistë për mediat franceze, Le Marie tha se nisja e fazës së dytë të ofensivës ruse për marrjen e plotë nën kontroll të rajoneve të Luhanskut e Donjeckut është kambanë alarmi për BE-në, se duhet të mbyllë kanalet e të ardhurave për Rusinë.

Ai garantoi se edhe presidenti Emanuel Macron është dakord me këtë qëndrim, që pritet të shtrohet brenda pak javësh për diskutim me partnerët europianë.

Deri më tani, Franca ka mbajtur një qëndrim neutral për bllokimin e importit të naftës dhe gazit rus, ashtu si edhe Gjermania. Bashkimi Europian importon 97% të sasisë së nevojshme të naftës bruto, prej të cilës ¼ blihet nga Rusia.

Fitimet nga eksporti i naftës drejt Europës për Rusinë, arritën në rreth 50 miliardë dollarë vetëm vitin e kaluar.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts