
15:05 29/06/2022
Qeveria franceze u bën thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm
Një valë e re e Covid-19 ka përfshirë Francën. Qeveria franceze u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm përballë rritjes së ndjeshme të rasteve me Covid-19.
Në 24 orët e fundit, u raportuan më shumë se 147,000 raste pozitive me Covid-19, që do të thotë 54% më shumë se javën e kaluar. 15,000 njerëz janë shtruar në spital, ndërsa afro 900 janë në kujdes intensiv.
Kryeministrja franceze Elisabeth Borne ka inkurajuar autoritetet shëndetësore që të rekomandojnë përdorimin e maskave në grumbullime të mëdha, si në mjetet e transportit, duke shmangur rikthimin e një mase detyruese për mbajtjen e maskës.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al