Franca në nivelin më të lartë të gatishmërisë pas vrasjes së profesorit

franca ne nivelin me te larte te gatishmerise pas vrasjes se profesorit

Kryeministrja e Francës, Elizabeth Bourne, pas një takimi me presidentin Emmanuel Macron, e vuri vendin në alarmin më të lartë antiterrorist pas sulmit vrasës ndaj një profesori.

Niveli i “gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të sulmit” është përdorur edhe në të kaluarën pas rasteve terroriste. Gjatë vlefshmërisë së tij mund të shkaktojë zhvillimin e masave shtesë të sigurisë dhe paralajmërimeve publike.

Sulmi ndodhi mëngjesin e së premtes në Arras, në veri të Francës.

Dëshmitarët okularë thonë se sulmuesi bërtiti “Allahu Akbar” (“Zoti është i madhi”) gjatë sulmit. Më pas ai u arrestua dhe tani ndodhet në paraburgim.

Sulmi, siç thekson BBC, erdhi mes tensioneve në rritje në komunitetet e shumta myslimane dhe hebreje të Francës pas konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit. Madje, ministri i Brendshëm Geral Darmanen deklaroi se “nuk ka dyshim” se ka një lidhje mes sulmit në Aras dhe konfliktit në Izrael.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts