Franca në zgjedhje, Emmanuel Macron apo Marine Le Pen?

18:27 10/04/2022

Në të gjithë Francën janë hapur qendrat e votimit për të votuar për presidentin e ri. Rreth 48.7 milionë njerëz janë të regjistruar për të votuar. Presidenti aktual Emmanuel Macron synon atë që nuk ia ka dalë më asnjë president francez prej 20 vjetësh, që kur Jacques Chirach u rizgjodh për një mandat të dytë. Pas luftës në Ukrainë, u duk se ai ishte shumë pranë fitores, por duket se ditët e fundit situata ka ndryshuar shkruan DW. Rivalja e tij më e madhe, kandidatja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen po e sfidon bindshëm atë.

Ndërsa Macronit nuk i shqitet etiketa se ai është një president i të pasurve, duket se Le Pen ka punuar fort për të ndryshuar imazhin e saj në media, për ta bërë të harrohet e shkuara e saj ekstremiste dhe të hiqet efekti negativ që ka lënë pas babai i saj, Jean-Marie le Pen. Edhe pse vlerat e dy kandidatëve kryesorë janë normalizuar, sondazhet e shohin Macron si fitues të raundit të dytë në fund të prillit. Por distanca në rezultate pritet të jetë më e vogël se para 5 vjetësh.

Tani gjithçka varet nĂ«se, Macron do t’ia dalĂ« tĂ« mobilizojĂ« votuesit, sepse ende shumĂ« francezĂ« janĂ« tĂ« pavendosur. Macron po pĂ«rpiqet me sulme tĂ« ashpra kundĂ«r krahut tĂ« djathtĂ« tĂ« fitojĂ« sĂ«rish terren. KritikĂ«s sĂ« qeverisĂ« polake, se ende vazhdon tĂ« mbetet nĂ« kontakt me Putinin, Macron iu kundĂ«rpĂ«rgjigj. “UnĂ« i mbetem zgjedhjes sime, tĂ« flas mĂ« RusinĂ«  dhe unĂ« nuk kanĂ« qenĂ« kurrĂ« bashkĂ«punĂ«tor (i Putinit), si disa tĂ« tjerĂ«.” NĂ«nkuptohej qĂ« fjala ishte pĂ«r Marine Le Pen.

Ndërkohë në duelin e sërishëm mes Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen kandidatët e tjerë mbeten jashtë loje. Si Valerie Pecresse, që donte të çonte partinë konservatore në fitore.

Klan News

TĂ« ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.