Franca: Nëse nuk ndihmohen njerëzit në Mariupol, jemi të gjithë fajtorë

20:36 27/03/2022

Faji do të ishte kolektiv, nëse nuk bëhet asgjë për të ndihmuar civilët në Mariupol, tha këtë të diel ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian.

“Mariupol është shembull konkret i një rrethimi ushtarak dhe rrethimet ushtarake janë luftëra të tmerrshme, sepse popullsia civile masakrohet, asgjësohet. Vuajtjet janë të tmerrshme”.

“Kjo është arsyeja pse duhet të ketë të paktën një moment kur popullsia civile mund të marrë frymë”, tha ai, duke shtuar se ishte kjo, ajo që presidenti francez Emmanuel Macron po punonte për të siguruar.

Macron nga ana e tij është shprehur se do të tentojë të ketë më shumë bisedime me presidentin rus Vladimir Putin në ditët në vijim, rreth situatës në Ukrainë dhe nismës për të ndihmuar njerëzit të largohen nga Mariupol./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *