Franca ofron dozën e tretë për disa kategori

22:54 01/09/2021

Prioritet do të kenë të moshuarit dhe personat me imunitet të dobët

Franca po përpiqet të zgjerojë fushatën e vaksinimit në përpjekje për të luftuar variantin ngjitës të Deltas.

Ky vend ka filluar të administrojë dozat përforcuese të vaksinave për personat mbi 65 vjeç dhe personat me imunitet të dobët.

Sipas agjencisë së lajmeve “AP” ky shtet do të nisë një fushatë mbarëkombëtare me dozat e treta që pritet të fillojë më 12 Shtator.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë të drejtën për t’u vaksinuar e përfitojnë 18 milionë persona.

Studimet e fundit  tregojnë një rënie të efikasitetit  të vaksinës, veçanërisht për shkak të Deltas. Të moshuarit dhe personat me imunitet të dobët janë kategoria më e rrezikuar nga COVID-19 por edhe nga variantet e reja që janë në qarkullim.

Zyrtarët shëndetësorë janë të shqetësuar për një trend në rritje të rasteve me nisjen e sezonit të ri shkollor.

Deri më tani, në Francë është vaksinuar plotësisht 65.6 % e popullsisë  ose 44 milionë njerëz.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com