
12:16 07/09/2023
Boone: Zgjerimi i BE-së mund të menjanojë ndikimin e Putin
Ministrja franceze për çështjet evropiane Laurence Boone ka deklaruar se fushatat e dezinformimit të Putinit kanë në shënjestër vendet kandidate për antarësim në BE.
Bashkimi Evropian duhet t’i ndihmojë vendet që t’i kundërvihen Vladimir Putinit duke ju dërguar një mesazh të qartë për perspektivën e tyre për t’u antarësuar në BE tha ministri francez për evropën, Laurence Boone.
“Disa nga këto shtete kandidate janë ndër objektivat kryesore për fushatat e ndikimit rus që synojnë të dobësojnë mbështetjen për BE-në dhe t’i mbajnë ato jashtë bllokut. Kjo është arsyeja pse BE-ja duhet të jetë ‘e qartë dhe e ekuilibruar‘ për atë që ju kërkohet këtyre shteteve për t’u anëtarësuar.”
Putin sipas ministres franceze për çështjet evropiane përveç ambicieve të tij territoriale, synon edhe dobësimin e Bashkimit Evropian. Ky është një faktor që duhet ta marrim parasysh thekson ministrja Boone.
Ajo shtoi se BE-ja duhet ti ndihmojë këto shtete që të luftojnë kundër strategjisë së ndikimit rus sa më shumë që të jetë e mundur, duke respektuar sovranitetin e tyre.
Gjëja më e rëndësishme është që të dërgojmë një mesazh të qëndrueshëm këtyre shteteve në BE tha Boone duke nënvizuar dinamikën progresive në këtë proces.
Klan News
Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al