Franca pezullon 3000 punonjës të sistemit shëndetësor

12:44 16/09/2021

Nuk pranuan të vaksinohen, autoritetet franceze i pushojnë nga puna

Rreth 3.000 punëtorë të sistemit shëndetësor në Francë janë pezulluar për shkak se nuk janë vaksinuar kundër COVID-19.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Shëndetësisë Olivier Veran i cili deklaroi se ata nuk respektuan afatin e vendosur nga qeveria.

Vaksinimi u bë i detyrueshëm për punonjësit e kujdesit shëndetësor nga Presidenti Emmanuel Macron në mes të Korrikut.

Qeveria franceze gjithashtu e ka bërë të detyrueshme certifikatën dixhitale, e nevojshme për të hyrë në bare, restorante, vende kulturore dhe argëtuese.

Por pavarësisht rritjes së vaksinimeve, pati protesta në të gjithë vendin të cilët e kundërshtuan pasaportën shëndetësore. Rreth 84% e të rriturve në Francë tani janë plotësisht të vaksinuar. Vendi gjithashtu ka nisur vaksinimet për fëmijët e moshës 12 vjeç e lart dhe ka nisur të ofrojë doza përforcuese për moshat e treta dhe personat me sistem imunitar të dobët.

Një numër në rritje vendesh, si Greqia, Italia, Hungaria, Australia dhe Kanadaja po detyrojnë vaksinimin kundër COVID-19 në disa kategori profesionale në shëndetësi, turizëm ose administratë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *