Franca pranë kulmit të valës së tretë nga Covid-19, spitalet e Parisit në gatishmëri

Franca pritet të arrijë kulmin e valës së saj të tretë të rasteve me COVID-19 rreth 20 prillit, sipas parashikimeve nga grupi i spitaleve të Parisit AP-HP, parë të premten nga Reuters.

Ata gjithashtu vlerësuan se do të kishte pak më pak se 2,000 pacientë me COVID-19 në njësitë e kujdesit intensiv spitalor në rajonin e Parisit rreth asaj date, përkundrejt 1,723 që nga e enjtja.

“Zbatimi i masave shtrënguese shtesë (…) na lejon, për herë të parë, të projektojmë një pikë kthese, me supozime që mbeten të brishta”, ka thënë shefi i AP-HP, Martin Hirsch në një email dërguar stafit.

Një studim i botuar këtë javë nga Instituti Pasteur i Francës arrin në përfundimin se meqenëse varianti Britanik i Covid-19 është mbizotërues në Francë, 90% e të rriturve do të duhet të vaksinohen para se vendi të kthehet në jetën normale pa rrezikuar një rritje të re të virusit.

Ndërkohë, në fillim të muajit, menjëherë pasi presidenti Emmanuel Macron dërgoi Francën në bllokimin e saj të tretë kombëtar, ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran tha që kulmi i Kujdesit Intensiv, në një nivel kombëtar, duhet të arrihet në fund të prillit.

Ndryshe, infeksionet e reja të përditshme me COVID-19 në Francë janë dyfishuar që nga shkurti në mesatare midis 35,000 dhe 40,000.

Numri i pacientëve me COVID-19 në Kujdes Intensiv është në një shifër të lartë – gati 5,705. Por kjo shifër u ul të enjten, për 24, për herë të parë në tetë ditë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *