“Franca qenka shume larg nga ju” – Artan Fuga “përplaset” me kryebashkiaken e PS: Duhet të jetë e frikshme të banosh në Roskovec me ju si…



Akademiku Artan Fuga ka replikuar në distancë me kryebashkiaken e PS-së në Roskovec Majlinda Bufi, pasi kjo e fundit e konsideroi si të përfshirë në politikë.

a.fuga

Më herët Fuga kishte kritikuar Bufin lidhur me daljen e saj në fushatë me kryeministrin Rama, duke bërë edhe një paralelizëm ironik mes Roskovecit dhe Budapestit.

Më pas kryebashkiakja i është drejtuar përmes një mesazhi në rrjetet sociale akademikut, duke i thënë se “Franca qenka shumë larg nga ju edhe  pse shkon shpesh atje”.

Artan Fuga ka replikuar me Majlinda Bufin, duke i dhënë kësaj të fundit një notë dysh, pasi sipas tij nuk ka mësuar në trajnime rolin e pushtetarit lokal në raport me fushatat elektorale, mediat dhe opinionin.

“Kurrë nuk do te vija te banoja ne Roskovecin e bukur, siç planifikoja, sa kohë të jesh ti kryetare atje, duhet te jetë e frikshme, ose deri sa të bësh autokritikë të shëndoshë”, mbyll Fuga mesazhin e tij.

Reagimi i Artan Fugës

Po të thyej edhe dy nota në sjellje

————————————-

Majlinda Bufi

Prof si je ?

Unë jam ajo kryetarja e bashkisë rurale … Kur isha në një trajnim nga ju dhe të tjerë , edhe me Çilin bashkë në Durrës , e mban mend : Ku ishe Henri ??? Të bëri shumë përshtypje eseja që kisha shkruar …

Më the të tjera fjalë atë ditë . Dhe unë shihja në ty deri tani , një prof të ndarë nga politika . Po si duket qenkam gabuar… Vërtet Budapesti është shumë larg nga Roskoveci , por edhe Franca qënka shumë larg nga ju , edhe pse shkon shpesh atje …

———————–

Artan Fuga

Atë ditë në trajnim do kesh merituar dhjete se nota kot nuk ve unë, por meqë më drejtohesh “profesor” sot ke një dysh të madh sepse nuk e ke mësuar neper trajnime si është roli i pushtetarit lokal ne raport me fushatat elektorale, mediat dhe opinionin. Dole në imazhe të lëvizshme ne publik prit pa bërë zë edhe kritika jo vetëm lavdërime.

Ndryshe je si ato dhjetanjoset që kur marrin dhjete u lavdërohen shoqeve, kur marrin notë te keqe, si sot, shajnë profesorët me nënë e me babë. Dhe për fyerjet personale qe me drejtove sot, ndërkohë unë nuk te fyeva kurrë, të kam ulur edhe dy nota ne sjellje. Kurrë nuk do te vija te banoja ne Roskovecin e bukur, siç planifikoja, sa kohë të jesh ti kryetare atje, duhet te jetë e frikshme, ose deri sa të bësh autokritikë të shëndoshë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *