Franca sekuestron jahtin në pronësi të oligarkut rus

12:14 03/03/2022

Autoritetet franceze konfiskuan një jaht në pronësi të Igor Sechin, shefit ekzekutiv të kompanisë shtetërore ruse të naftës Rosneft, sipas një deklarate nga Ministria Franceze e Financave. Jahti, i quajtur “Amore Vero” në italisht, që do të thotë “Dashuri e vërtetë” mbërriti në portin mesdhetar të La Ciotat më 3 Janar. Ai ishte planifikuar të largohej nga porti më 1 Prill.

“Faleminderit doganierëve francezë që po zbatojnë sanksionet e Bashkimit Evropian kundër atyre që janë afër qeverisë ruse”, tha në një postim në Twitter ministri francez i financave Bruno Le Maire.

Në fillim të kësaj jave, Le Maire njoftoi se Franca ka ngritur një grup pune për të vlerësuar asetet financiare dhe mallrat luksoze në pronësi të personaliteteve ruse të shënjestruara nga sanksionet e BE-së./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.