Franca-SHBA drejt përmirësimit të marrëdhënieve

23:00 23/09/2021

Biden dhe Macron do nisin konsultimet për të ulur tensionet mes tyre

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe ai francez, Emmanuel Macron, kanë bërë përpjekje për të ulur tensionet pas ftohjes që shkaktoi marrëveshja AUKUS.

Pas telefonatës 30-minutëshe mes tyre u ra dakord që Franca të rikthejë ambasadorin e saj në Uashington. Të dy liderët pritet të nisin konsultime të thella dhe do të takohen në fund të muajit Tetor.

E pyetur nëse Biden i ka kërkuar falje Macronit zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha se Presidenti amerikan e ka pranuar se mund të kishte pasur konsultime më të mira.

Por nëse marrëdhëniet e SHBA-së dhe Francës janë drejt përmirësimit  nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Francën dhe Britaninë e Madhe.

Ministri francez i Çështjeve Evropiane Clement Beaune deklaroi se vendit të tij po i sosej durimi me Mbretërinë e Bashkuar në lidhje me zgjidhjen e të drejtave të peshkimit pas Brexit.

Anijet franceze duan të vazhdojnë të peshkojnë në ujërat jashtë Ishujve të Kanalit Anglez, por një mosmarrëveshje mbi licensat në fillim të këtij viti bëri që Franca dhe Britania të dërgonin anije patrullimi  në këto brigje.

Ditë më parë, ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian dhe Gjermania u pozicionuan në krah të Francës.

Parisi u zemërua pasi Australia nënshkroi paktin për ndërtimin e nëndetëseve me energji bërthamore, duke u tërhequr nga një kontratë e madhe me Francën në proces.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *