Franca shënon rritjen më të shpejtë ekonomike në 52 vite

11:57 28/01/2022

Ministri i Financave Bruno Le Maire: Ekonomia jonë po rimëkëmbet në mënyrë spektakolare

Franca ka shënuar gjatë vititit të kaluar rritjen më të madhe ekonomike në 52 vite. Ekonomia e dytë më e madhe e Eurozonës u rrit me 7% më shpejt sa nga ishte parashikuar nga ekspertët. Fundi më i mirë se sa pritej i vitit bëri solli këtë rritje të madhe ekonomike e cila nuk ishte parë prej kohësh që nga viti 1969.

[embedded content][embedded content]

 Në 2020 ekonomia franceze u tkurr me 8% për shkak të situatës pandemike në vend dhe masave të rrepta që mori qeveria franceze në përpjekje për të frenuar përhapjen e Covid-19.

Ekonomia franceze është rimëkëmbur në mënyrë spektakolare duke lënë pas krizën ekonomike”, tha ministri i Financave Bruno Le Maire për  televizionin “France 2”. “Ka ende disa sektorë që ende kanë probleme, si turizmi dhe hoteleria, por shumica po rikuperohen shumë shpejt dhe kjo po krijon vende të reja pune“, shtoi më tej ai.

Sipas Bankës Qendrore ndikimi i valës aktuale të Covid -19 do  të jetë minimal për ekonominë pasi vendi po përshtatet për të jetuar me virusin.

Klan News





Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com