Franca shpëton 126 emigrantë

15:20 11/09/2021

Autoritetet detare të Francës kanë shpëtuar 126 migrantë të cilët po tentonin të kalonin Kanalin për në Britani, teksa tensionet janë rritur pas rritjes së numrit të migrantëve që kanë arritur në brigjet jugore të Anglisë.

Të paktën 14,100 persona gjatë këtij viti kanë kaluar Kanalin për në Mbretërinë e Bashkuar, sipas të dhënave të Britanisë, që është mbi 6,000 më shumë sesa vitin 2020.

Numri rekord prej 828 personave që kanë shkuar brenda një dite nga Franca për në Britani u regjistrua në fund të gushtit.

Autoritetet franceze thanë më 11 shtator se në anijen e parë ishin 43 persona, përfshirë gjashtë gra dhe dy foshnja.

Ndërkaq, 40 migrantë të tjerë u shpëtuan në një operacion tjetër. Po ashtu, 43 të tjerë u shpëtuan nga një anije, e cila kishe lëshuar sinjalin se është duke pasur vështirësi.

Franca ka politikën që të mos ndalojë migrantët e as t’i kthejë mbrapsht. Ajo ndërhyn vetëm nëse anijet kërkojnë ndihmë dhe më pas i dërgon për në ujërat britanike.

Kjo politikë ka nxitur reagime në Britani, që e ka akuzuar Francën se po i ikë përgjegjësive./REL

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *