Franca skeptike për afatin e vënë nga Biden

23:50 23/08/2021

Shefi i diplomacisë franceze skeptik për zhvendosjen e njerëzve nga Kabuli

Franca dhe Gjermania kanë propozuar që të bisedohet me talebanët në mënyrë që të shtyhet afati për zhvendosjen e shtetasve të huaj dhe atyre që kanë punuar me ndërkombëtarët në Afganistan edhe pas datës 31 Gusht.

Ministri i Jashtëm francez Le Drian në një video konferencë me ambasadorin e Francës në Afganistan, tha se shqetësimi kryesor mbeti qasja ndaj situatës kaotike në aeroportin e Kabulit. Le Drian tha se Franca ishte e pranishme në aeroportin e Kabulit për të ndihmuar në evakuuimin e kujtdo që ishte potencialisht në rrezik në Afganistan.

Sidoqoftë theksoi shefi i diplomacisë franceze ekziston frika se nuk ka kohë të mjaftueshme për të përfunduar evakuimet deri në fund të ketij muaji. Aeroplanët francezë deri tani kanë evakuuar më shumë se 1.000 afganë përmes Abu Dhabit, ku Parisi ka një bazë ushtarake.

Edhe ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas ka propozuar që SHBA dhe aleatët të bisedojmë me talebanët për shtyrjen e afatit të evakuimit  pas 31 Gushtit. 

Presidenti amerikan Joe Biden ka lënë të hapur mundësinë  që trupat amerikanë të qëndrojnë përtej afatit për të mbikëqyrur evakuimet.

Një zyrtar i udhëheqjes talebane tha se forcat e huaja nuk kishin kërkuar një shtyrje – e cila nuk do të jepet nëse do të kishin bërë.

Klan News


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *