Francë/Macron “kërcënon” të pa vaksinuarit: Nuk do të mund të shkoni në restorant apo të pini një kafe

Presidenti Emmanuel Macron, ka bërë një paralajmërim të fortë për të pavaksinuarit francezë: Nuk do të mund të pini dot as jë kafe.

“Do t`u vështirësojmë jetën të pavaksinuarve, dhe do t`u kufizojmë mundësitë e lëvizjes dhe veprimit”. Macron mendoi se do të shënonte pikë me pohimet e forta të bëra për gazetën “Le Parisien”, ku tha se “ kam shumë qejf t’i nervozoj të pavaksinuarit”.

më tej ai shtoi se, “nuk do t’i fus në burg, nuk do t’i vaksinoj me detyrim. Dhe prandaj duhet t’u themi: nga 15 janari nuk mund të shkoni më në restorant, nuk do të mundeni të pini një gotë verë në një lokal, nuk do të shkoni dot më për një kafe, nuk do të mund të shkoni më në teatër, nuk do të mund të shkoni më në kinema”, u shpreh ai.

Këto deklarata bëhen jo shumë larg zgjedhjeve presidenciale, ku kundërshtarët e tij politikë shprehen se këto fjalë nuk janë të denja për një president.

Ligjvënësit franceze ndaluan debatet mbi një ligj që u ndalon të pavaksinuarve shumë akvitete të jetës publike. Për të dytën natë radhazi, seanca e Asamblese Komëbtare u bllokua nga deputetë opozitarë që ankohen për gjuhën e kreun të shtetit, të përshkruar “si të papërgjegjshme e të paramenduar”. Legjilacioni pritet të aprovohet me votim këtë javë, por ai i ka zemëruar ndjeshëm kundërshtarët e vaksinës e disa ligjvënës francezë pretendojnë se kanë marrë disa kërcënime me vdekje nga persona të paidentifikuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.