
15:08 17/01/2022
Parlamenti francez ka aprovuar rregullat e reja përfshirë atë të pasaportës shëndetësore, të nevojshme për të patur qasje në shumë vende publike.
Kjo pasaportë kontraverse, ka ngjallur kundërshtime nga partitë opozitare në vend që i konsiderojnë disa nga rregullat e reja si shumë të vështira.
Aktualisht, personat e pavaksinuar mund të hyjnë në restorante, kafene dhe kinema edhe me rezultatet e një testi të fundit negativ për COVID-19. Por me rregullat e reja testet Covid-19 nuk do të jenë më të vlefshme pasi do të kërkohet vetëm certifikata digjitale.
Presidenti Emmanuel Macron, i cili pritet të kërkojë një mandat të dytë në zgjedhjet presidenciale të Prillit, i tha gazetës Le Parisien këtë muaj se ai dëshironte të “nervozojë” njerëzit e pavaksinuar duke ua ndërlikuar jetën aq shumë sa do të detyrohen të imunizohen.
Franca ndodhet në valën e pestë Covid-19 ku rastet e reja ditore kanë arritur nivele rekord megjithatë numri i të shtruarve mbetet në nivele të ulëta.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al