Francezë të pakënaqur, Barcelona dhe Mançester Junajtid mendojnë shkëmbimin e bujshëm në janar









Barcelona dhe Mançester Junajtid duket se do të jenë dy nga klubet më aktive të merkatos në janarin 2022. Skuadrat kanë nevojë për përforcime por edhe të largojnë ata të cilët nuk bëjnë më pjesë në planet e klubit ose janë të pakënaqur. Sipas mediave spanjolle, kjo situatë ka bërë të lindë ideja e një shkëmbimi të mundshëm.

sdfsdfsdf

Ousman Dembele është në fundin e kontratës së tij me Barcelonën, pasi nuk pranon rinovimin me shifra të reduktuara siç do klubi, ndërsa katalanasit nuk kanë financat për të përballuar kërkesën e tij. Francezi i intereson Mançester Junajtid, i cili është gati që drejt Spanjës të nisë bashkëkombësin e tij, Antoni Marsial.
Ky i fundit dukej i destinuar të përfundonte te Sevilja, por kjo hipotezë e merkatos e tundon dhe nuk do t’i thoshte “jo” transferimit në “Kamp Nou”. Mançester Junajtid ka rënë parimisht dakord që të lërë të largohet futbollistin dhe nëse realizohet ky shkëmbim, të gjitha palët do të dilnin të fituara.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *