Francezët kërkojnë dëmshpërblime nga Kisha Katolike Romake

francezet kerkojne demshperblime nga kisha katolike romake
francezet kerkojne demshperblime nga kisha katolike romake

21:40 24/10/2022

Disa priftërinj ka abuzuar seksualisht me më shumë se 200,000 fëmijë gjatë 70 viteve të fundit. Familjet e viktimave kanë bërë të ditur se Kisha Katolike ka qëndruar në heshtje për një kohë kaq të gjatë dhe madje mizore për vite me radhë, duke mbrojtur veten dhe jo viktimat e asaj.

Një grup viktimash të abuzimit seksual i kanë bërë thirrje Vatikanit që të reagojë pas një raporti të publikuar, ku janë zbuluar sulmet seksuale nga prifti i një kishe në Francë.

Ata gjithashtu kanë kërkuar Presidentit Emmanuel Macron i cili ndodhet në Itali që ta ngrejë çështjen drejtpërdrejt me Papën edhe pse gjasat janë të pakta. Zbulimet nga Komisioni i Pavarur për Abuzimin Seksual janë më të fundit që tronditën Kishën Katolike Romake, pas një sërë skandalesh të abuzimit seksual në mbarë botën, shpesh duke përfshirë fëmijë, shumica prej tyre djem. Konferenca franceze e peshkopëve (CEF) e përshkroi raportin si një “bombë”. Kreu i saj tha se kisha ishte i turpëruar dhe kërkoi falje.

“Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili është garantuesi i sigurisë dhe trajtimit të mirë të popullatës franceze. Papa Françesku duhet t’i përgjigjet këtij ndërgjegjësimi në të gjithë botën, një gjë që ai nuk po e bën deri më tani. Edhe pse vjen pas energjisë, pas luftës në Ukrainë, ne duhet të kuptojmë se kjo çështje e abuzimit seksual ende prek shumë viktima në Francë, 170,000 fëmijë. Është e barabartë me një qytet të mesëm. Kjo çështje, ky fenomen, kjo plagë duhet të jetë në qendër të prioriteteve”.

Raporti shkaktoi valë tronditëse në të gjithë komunitetin katolik francez. Papa Françesku në atë kohë shprehu mirënjohjen ndaj viktimave që patën guximin të dilnin përpara por nuk ndërmori asnjë veprim të mëtejshëm.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts